Policia e Kosovës ka konfirmuar se është iniciuar rast ndaj një personi të infektuar me koronavirus në Podujevë, i cili nuk ka qëndruar në vetizolim.
Policia përmes raportit 24 orësh ka konfirmuar se i njëjti është urdhëruar që të kthehet në vetizolim.
Njoftimi i plotë i policisë:
Eshte inicuar rast ndaj personit të dyshuar mashkull kosovar, i cili ndonse kishte rezultuar pozitiv me Covid -19, i njëjti nuk i është përmbajtur masave parandaluese për vetizolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit në procedurë të rregullt dhe i njëjti është urdhëruar të kthehet në vetizolim