Vala

Neve shpesh na u rekomandohet që të bëjmë 10 mijë hapa në ditë, por duket se kemi nevojë shumë më pak se kaq, sipas një studimi të fundit.

Numri optimal mund të jetë shumë më pak i varur nga mosha juaj, sugjeron hulumtimi i ri. Gratë, të cilat arrinin të përshkonin 4,400 hapa çdo ditë kishin një normë më të ulët vdekjeje prej 41% se sa gratë që përshkuan 1,700 sosh çdo ditë, gjeti një studim.

“Ky është një numër shumë i vogël hapash. Pothuajse kushdo mund ta bëjë këtë”, tha I-Min Lee, autore kryesore e studimit të ri.

Ajo shtoi se interesi i saj në numërimin e hapave e udhëhoqi atë për të kërkuar origjinën e këshillimit të shpeshtë “10,000 hapa për shëndet më të mirë”.

Këshilla ishte e vitit 1965 dhe kishte rrënjët tek një kompani japoneze që bëri pedometrinë.

“Ky numër ishte më pak i bazuar në shkencë se sa në qëllimet e marketingut”, shtoi ajo.

‘Internal Medicine JAMA’ botoi studimin e saj të mërkurën.

MUND TË JU PËLQEJNË