Aktorja sot duket krejtësisht ndryshe.
Giovanna Antonelli për publikun shqiptar njihet si Zhadja, rol të cilin e kishte në seriali “El Clon”.
Kjo telenovel ka qenë ndër më të shikuarat në ekranet shqiptare, ndërsa “Zhade” ndër aktoret e preferuara.
Sot, një dekadë pas përfundimit të serialit, Giovanna duket krejtësisht ndryshe, ngase vitet e bëjnë të veten.
Ajo është goxha aktive në rrjete sociale, në të cilat nuk e ka problem të shfaqet edhe pa grim në fytyrë.
Giovanna është 43 vjeçe dhe vazhdon të jetë emër i dashur për publikun.