Në orët e para të së shtunës, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Më 09.11.2019, rreth orës 02:00, policia është njoftuar për një përleshje mes dy grupeve në rrugën ‘Rinia’. Në këtë përleshje kanë mbetur të lënduar katër persona që janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka njoftuar se Policia ka konfiskuar tre armë të shkurtra që dyshohet se janë përdorë në rast dhe se hetuesit policorë po merren me kompletimin e dëshmive, deklaratave dhe kompletimin e rastit.

MUND TË JU PËLQEJNË