Kështjella Pepshi, vajza me bukuri të fisme, e cila u shpall “Miss Universe Kosova” dhe përfaqësoj bukurinë shqiptare në botë, tashmë është me dy këmbët në muzikë.
Vajza shtalartë e elegante, se cilës kurora i ndrinte në kokë, ka kënduar gjithmonë, ani pse pak njerëz kanë pasur njohuri për talentin e pasionin e saj të madh për këngën.
E bukura e dheut i ka dhënë “play” projektit “Ëho Cares”, që ka të gjjtha premisat e hitit botëror.
”Tash kam realizuar këngën e re që titullohet “Ëho cares”, që është me muzikë dhe tekst nga unë dhe nën producimin e Lorenc Schaler, producentit muzikor më të njohur në Zvicër. Tema e këngës flet për dritën e terrin dhe uroj shumë që të pëlqehet nga audienca”, ka thënë Kështjella për “Kosovaren”.
Dëgjoni ekskluzivisht këtu “Ëho Cares” nga Kështjella Pepshi.