Të gjithë e kemi provuar. Je gati për t’u shtrirë në shtrat, ke fikur dritat dhe stomaku fillon të bëjë zhurmë. Je e uritur apo jo? Nëse nuk mund të flesh pa e shuar urinë qoftë edhe me një gjë të vogël, jo të gjitha ushqimet rekomandohen, sidomos nëse po përpiqesh të biesh nga pesha.

Nëse disa ushqime nuk janë të rekomanduara për t’u konsumuar para gjumit, ka të tjera që janë efektive. Ke ndonjë ide?

Është kosi! Ka një përmbajtje të lartë proteinash dhe pa sheqer. Proteinat ndihmojnë aktivitetin e muskujve edhe ndërsa je duke fjetur, duke bërë kështu që të djegësh kalori edhe në gjumë.

Sipas një studimi nga American Journal of Physiology, konsumi i proteinave para gjumit aktivizon sintezën e proteinave, e cila ndikon drejtpërdrejt te muskujt. Në thelb, proteinat të ndihmojnë të djegësh dhjamin e trupit. Për këtë ke nevojë para plazhit apo jo?

MUND TË JU PËLQEJNË