Kejvina Kthjella i ka kthyer në një mënyrë të preferuar, intervistat me ndjekësit e saj në Instagram, për të komunikuar me publikun.

Modelja preferon që t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe kurioziteteve që ata kanë për të. Interesi është i madh, pasi ajo përpiqet me çdo kusht që jetën e saj private ta mbajë larg syrit të publikut.

Një pyetje vërtet kureshtare ishte ajo e njërit prej ndjekësve në ditën e sotme.

Ai e ka pyetur modelen se kur mendon të bëhet nënë dhe Kejvina e ka shprehur hapur dëshirën për tu bërë me fëmijë.

Përgjigja e Kejvinës ishte surprizuese: “ 25…edhe një vit, pastaj dua beb”. Mesa duket shumë shpejt Kejvinën mund ta shohim si nënë.

MUND TË JU PËLQEJNË