Përbërësit:
1 filxhan sheqer
50 gr gjalpë të zbutur
50 gr mollë të grirë imët
1 banane e grirë imët
2 vezë
1 lugëz kafe instante
1 sheqer vanilje
1 filxhan miell
½ filxhan kakao
½ lugëz sodë bikarbonë
pak kripë
Hapi 1
Furrën ngroheni në 180 gradë.
Hapi 2
Në një enë të thellë miksojini sheqerin me gjalpën e më pas shtoni mollën dhe bananen e imtësuar. Miksojini mirë.
Hapi 3
Shtoni vezët njërën pas tjetrës dhe vazhdojeni miksimin. Në fund shtoni edhe kafenë instant dhe sheqer vaniljen.
Hapi 4
Miellin bashkojeni me kakaon, sodën bikarbonë dhe kripën.
Hapi 5
Këtë masë bashkojeni me masën e lëngshme.
Hapi 6
Masën e fituar zbrazeni në enën e mbuluar me letër pjekjeje.
Hapi 7
Piqeni në furrën e parangrohur për 40 minuta ose sipas nevojës.
Hapi 8
Dekorojeni sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë.