Vala

Përbërësit

500 gr dredhëza

3 vezë

170 gr sheqer

170 gr miell

Udhëzimet

Hapi 1

Vezët bashkë me sheqerin rrahini për afro 2 minuta derisa të fitoni një masë kremoze.

Hapi 2 

Gradualisht shtoni edhe 170 gr miell e më pas shtoni edhe dredhëzat, të cilat më parë i keni prerë në copa të vogla.

Hapi 3 

Sa më të vogla copat e dredhëzave, aq më bukur do të duket keku.

Hapi 4

Kallëpin për ëmbëlsira lyejeni me gjalpë dhe në të zbrazeni brumin e fituar.

Hapi 5 

Piqeni për gjysmë ore në furrën e parangrohur në 175 gradë.

MUND TË JU PËLQEJNË