Njjë desert praktik dhe i lehtë, me të cilin do të kënaqen familjarë tuaj.

Furrën ngroheni në 180 gradë e tavën lyejeni me vaj.

Të gjithë përbërësit e thatë bëjini bashkë e më pas ndajini në tre pjesë të barabarta.

Në një enë të thellë përziejini të gjithë përbërësit me djath.

Gjalpën shkrijeni në tigan bashkë me troshkat dhe kaurdisini për disa minuta.

Më pas lërini mënjanë të ftohen e shtojuni vishnjet, lëngun e limonit, sheqerin e kanellën. Bashkojini mirë.

Në një enë tjetër përgatiteni masën me vezë, qumësht, shtalpë e sheqer.

Në tepsi vendoseni masën e thatë, më pas pjesën me vishnje e atë me djath dhe në fund masën e thatë sërish.

Në fund shtojani masën me vezë dhe piqeni për 45 minuta.

MUND TË JU PËLQEJNË