Katy Perry është treguar e sinqertë në lidhje me përvojën e karantinës.
Këngëtarja e cila është shtatzënë reflektoi për krizën aktuale shëndetësore globale në një status në Twitter të martën (12 maj).
“Ndonjëherë nuk e di se çfarë është më keq duke u përpjekur për të shmangur virusin ose valët e depresionit që vijnë me këtë normë të re,” shkroi ajo.
Shumë tifozë u pajtuan me mendimet e 35 vjecares, duke përfshirë edhe Rosie O’Donnell , e cila shkroi : “të kuptoj plotësisht”.
Ndërkohë ajo është në pritje të fëmijës së parë me partnerin, Orlando Bloom.