Vala

Kur kaloni një moshë, rregullat e makeupit nuk janë më të njëjta dhe aplikimi nuk është njësoj si kur keni qenë 20 ose 30 vjeç, kur arrin një moshë të caktuar një grua, e ka të domosdoshme që të rregullojë rutinën e lëkurës dhe tualetin që bën.

Çdo kush preferon të duhet më i ri, ka disa truke të vogla për të minimizuar rrudhat dhe që lëkura juaj të duket më e shëndetshme.

Lëkura është më e rëndësishmja
Harroni çdo gjë tjetër, sepse duhet t’i vini rëndësi vetëm lëkurës tuaj. Ju duhet më pak tualet dhe më shumë kujdes ndaj saj.

Duhet ta hidratoni shumë dhe rutina e ditës duhet të jetë pak më shumë se thjesht një rimel një zbutës buzësh dhe një korrektor. Filloni të përdorni kremra kundër moshës.

Çelësi është hidratimi
Sekreti i lëkurës së shëndetshme fillon me hidratimin. Ai ndihmon për të bërë gjithçka më të lehtë për t’u aplikuar, duke përfshirë korrektorin, mbrojtësin e diellit, dhe çdo tualet tjetër.

Dermatologët shpesh rekomandojnë acidin hialuronik, i cili ndihmon në mbajtjen e lëkurës më të re se çdo produkt tjetër.

Përdorni krem dielli
Rrezatimi i fortë nga dielli, edhe nëse ai nuk shkëlqen mund të përshpejtojë procesin e plakjes.

Prandaj nuk është një ide e keqe për të vënë krem mbrojtës dhe në fytyrën tuaj por dhe në pjesët që dielli mund ti kapi.

Kremi i natës
Kremi i natës është i dobishëm kur rituali juaj i mëngjesit nuk zgjat më shumë se pesë minuta.

Aplikoni një sasi jo të vogël të kremit të natës në fytyrë dhe qafë në fund të ditës për të kursyer kohë në mëngjes.

Skrabi i fytyrës
Përdorimi i tualeteve, kremrave apo kimikateve të tjera që përdorni gjatë ditës në lëkurën tuaj bën që të lindi nevoja që të paktën një herë në javë.

Ai pastron në thellësi dhe nuk lejon që poret tuaja të bëhen të dukshme apo që nga bakteret fytyra.

MUND TË JU PËLQEJNË