Vala

Peshku gatuhet në shumë mënyra dhe çdo njeri ka të preferuarën e tij.

Për të arritur një shije të mirë duhet të keni parasysh disa gjëra të vogla, por të rëndësishme.

Kryesorja është të gatuani peshk të freskët, pasi peshqit e ngrirë humbasin 50% të shijes.

Skuqja
Gjithmonë duhet të keni kujdes që vaji të jetë i nxehtë, por jo aq sa të përvëlojë peshkun. Peshku duhet të jetë i mbuluar plotësisht me miell (më pas mund ti hidhni kripë, piper apo erëza të tjera sipas shijes tuaj).

Gatimi në zgarë
Është më i vështiri për shumë persona, pasi kujtojnë se peshku duhet të rrijë njësoj me biftekun apo me copat e pulës në zgarë.

Peshku merr shumë më pak kohë dhe duhet bërë kujdes që të mos digjet apo të mbetet i thatë. Ndryshe nga llojet e tjera të mishit, peshku i rrjedh të gjithë lëngjet gjatë gatimit.

Si rregull peshku vendoset mbi zgarë dhe sapo të jetë gatuar gjysma (këtë gjë e mësojmë duke e prerë me thikë) e kthejmë në anën tjetër dhe duhet hequr menjëherë paso të jetë gati edhe ana tjetër.

Për të ruajtur lëngjet, peshku duhet lyer me vaj, i cili mban një pjesë të lëngut brenda, ose mund të vendoset në një fletë alumini.

Pjekja në furrë
Për pjekjen e peshkut në furrë mbani mend që furra duhet të jetë e nxehtë, gjella/salca duhet të jetë e gatuar që më parë, sepse peshku merr pak kohë për tu pjekur.

Gjithmonë lëreni në furrë aq kohe sa thotë receta e gatimit, sepse peshku mund të tejpiqet shume lehtë.

MUND TË JU PËLQEJNË