Skenës muzikore qysh në moshë të hershme iu ishte bashkangjitur e bukura Adea Pula.

24-vjeçarja, në vitin 2002 ishte shfaqur në “Polifest” me këngën “Afrikani Tungare”, ku u shpërblye me çmimin e parë. Që nga ajo kohë ajo u bë një ndër personazhet më të dashura për fëmijët, duke argëtuar gjenerata të tëra.

Edhe pse i ka munguar skenës muzikore, ajo nuk i ka shkëputur të gjitha lidhjet me profesionin e zemrës.

Ajo ka mbaruar shkollën e mesme në ‘Prenk Jakova’ në Prishtinë per Solo kendim, Kanto dhe Piano. Ndërsa studimet i vazhdoi në Fakultetin Juridik.

Me kalimin e viteve Adea pësoi shumë ndryshime në dukjen e saj. U komentua shumë nga mediat edhe për linjat perfekte trupore.

Por, nuk u shpëtoi mediave as jeta e saj private, qarkulluan lajme se ajo ishte në lidhje me Endrit Thaçin, djalin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Megjithatë, asnjëri nga ta nuk dha ndonjë sqarim lidhur me këtë.

Ndërsa, sa i përket aspektit profesional, mbetet të shihet se a do t’i rikthehet muzikës./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË