Lirshëm mund të themi se kohët e fundit Andrra Destani ka rrëmbyer titullin “ikonë e bukurisë”, shkruan Kosovarja.

Në secilën paraqitje të saj kujdeset që të marrë vëmendje dhe këtë po ia del ta bëjë shumë mirë.

Famën më të madhe e mori që nga martesa e saj me këngëtarin e njohur shqiptar Sinan Hoxhën.

Ata janë martuar para katër viteve dhe tani janë prindër të një djali.

Por, sigurisht e keni harruar kohën si dukej Andrra para se të bëhej kaq e njohur.

Edhe pse, ajo që atëherë ka pas nurin e një femre të bukur, natyrisht që ndryshime në fizikun e saj si çdo njeri ka pësuar edhe Andrra.

Mirëpo, ajo që mbetet e pandryshueshme është buzëqeshja e saj e ëmbël që ka reflektuar në çdo imazh.

Përveç, ikonë e bukurisë Andrrës lirisht mund ti themi edhe ikonë e ëmbëlsisë. /Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË