Mbrëmja e maturës është një përjetim i veçantë dhe një nga momentet më të bukura të jetës.

Përderisa disa nuk e kanë shijuar ende dhe e presin me shumë emocion, ka të tillë që e kujtojnë me nostalgji atë moment. Këtë ndjenjë e ka provuar para shumë vitesh këngëtarja më tërheqëse e estradës, Nora Istrefi. Edhe pse kanë kaluar vite, spikat stili i këngëtares.

Por, vlen të përmendet se ajo duket shumë më ndryshe nga sot, shkruan rtv21.tv. Artistja e mirënjohur shqiptare ka përfunduar shkollimin e mesëm në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, gjersa më pas përfundoi studimet për dizajn në Universitetin e Prishtinës.

Kjo fotografi që qarkullon në internet rrëmbeu vëmendjen e mediave rozë. 33-vjeçarja gëzon një karrierë të suksesshme. Vlen të përmendet se projekti i fundit i saj është “Jena nda” në bashkëpunim me Irkenc Hykën.

MUND TË JU PËLQEJNË