Dy zëra të mrekullueshëm, fytyra të pranuara dhe dy zonja të mahnitshme.

Janë këto nënë e bijë, Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli. Ka vite që i shohim bashkë në skenë, duke performuar e dhuruar atmosferë të paharrueshme, shkruan Kosovarja.

Këngë ta panumërta, duete të pëlqyera, gjë që kanë ndikuar që të krijojnë afër tyre një pjesë të madhe të popullit shqiptar.

Meqë jemi në sezonën e verës, dy artistet e mrekullueshme po i shohim të rregulluara e të kuruara deri në detajin e fundit.

Kjo pasi që përveç përkushtimit që kanë në muzikën që kultivojnë, ato kujdesen mjaft mirë edhe për nga pamja vizuale, e që gjithmonë arrijnë të shkëlqejnë e të mbretërojnë.

E, të dyja gjithsesi që të gjitha këto paraqitje duan që t’iu mbesin diku në kujtime, që më vonë të kanë çfarë të shohin.

Prandaj, i shohim gjithmonë në mënyrë perfekte duke dhuruar edhe fotografi e video të mrekullueshme. Por, nganjëherë nuk e do, ashtu edhe siç nuk e deshi këtë herë me Shkurten.

Kjo pasi që ishte Gresa ajo që e habiti, sepse Shkurta përderisa priste që ajo të shkrepte një fotografi, ajo e habiti duke e shndërruar në një video krejt të papritur. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË