Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë shumë e zënë kohëve të fundit me linjën e saj të re dhe koncerte të panumërta.

Ajo së fundmi ka marrë pjesë në mbrëmjen bamirëse për shënimin e 50 vjetorit të organizatës së njohur, “Centrepoint”, në Londër. Këngëtarja zgjodhi që nëna e saj Vera të ishte shoqëruesja e saj në këtë event, ku së bashku kanë pasur rastin të takojnë edhe princin William.

Nëna e këngëtares Vera, ka postuar një video në InstaStory, ku tregon se si e thërret me përkëdheli bijën e saj me fjalë në gjuhën shqipe.“Nanush” e ka quajtur ajo Ritën, teksa kjo e fundit bëhej gati për përformancën e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË