Emri i saj nuk ka ditë që nuk del në ballinat rozë, duke u përmendur edhe për detajin më të vogël

Është fjala për renë më të popullarizuar të estradës, Learta Jakupi, e cila me shumë mençuri po di të mbajë frontin e famës, shkruan Kosovarja.

Learta qoftë vetëm për një herë nuk është përmendur për ndonjë skandal apo vepër të pahijshëm, por vetëm për gjëra të mira dhe pozitive.

Kjo ka bërë që ende më shumë të mirren mediat e gazetarët me të, për çka asnjëherë nuk ka kundërshtuar ato.

Për personin më të komentuar e më të përmendur po ka boll çfarë të flitet e të përflitet, e cila edhe kur nuk bën asgjë përbën lajm.

Leartën në këto ditë e kemi parë sa duke punuar sa duke dalë e shijuar çdo moment pranë familjes së saj.

Veçanërisht me kunatat e saj, të cilat iu janë bërë si motra, e që jo rrallë herë e shohim pranë tyre.

Learta këtë herë ka dalë me kunatën më të vogël, Engjin, ku ka shkrepur një fotografi me të për të treguar si janë rregulluar.

Sigurisht që edhe po kënaqet me prezencën e Engjit, e cila jo rrallë herë shpreh dashurinë dhe respektin që ka për të. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË