Rita Ora u befasua nga fansat me të arritur në Kore.

Rita Ora për disa ditë me radhë pushoi në plazhet e Spanjës, për të vazhduar më tej me turneun e koncerteve nëpër botë.

Këngëtarja pas disa koncerteve në Evropë, mori rrugën për në Azi, ku do të vazhdojë me performanca.

Destinacioni i parë i saj ishte Korea, ku me të arritur aty motra e saj, Elena, publikoi pamje nga aeroporti.

Këngëtarja atje u prit nga një grup fansash, të cilët dëshironin fotografi me të si dhe nga një autograf.

Për ndryshe, ani pse kishte rrugë të gjatë, Rita dukej ende në formë të mirë dhe e lumtur që pa fansat teksa po e prisnin në aeroport. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË