Pas vetëvrasjes së 26 vjeçarit gjatë ditës së djeshme, reagime të shumta erdhën për mënyrën se si trajtohen të izoluarit brenda Qendrës së Studentëve, dhe se si një numër i konsiderueshëm i tyre po del nga qendra përmes lidhjeve të ndryshme.
E dalja e këtyre qytetarëve të cilët ishin karantinuar dhe vendosur në këtë qendër, u publikua në video të ndryshme nga ku shiheshin disa nga ta duke lënë karantinën.
Këto video nxitën reagime të shumta, e pakënaqësi të mëdha për gjendjen e krijuar dhe se si po ‘’privilegjohen’’ persona të ndryshëm , duke u larguar nga karantina vetëm nëse njohin dikë ose kanë dikë të afërt që do ua mundësonte këtë gjë.
Dje, qytetari nga Gjilani u hodh nga kati i pestë i një konvikti në Prishtinë. E për vdekjen e tij tani po kërkohet përgjegjësi institucionale, dhe hetime të menjëhershme.