Bashkëshortja e Bleros, Afrona Dika jo rrallë herë është bërë kryetemë në mediat rozë.
Kjo për shkak të bukurisë natyralë që posedon, e që i reflekton në çdo paraqitje të saj, shkruan “Kosovarja”.
Siç dihet Afrona jeton në Zvicër, madje edhe tani pas martesës me këngëtarin e njohur.
Por, Afrona edhe më e re kur ishte ashtu si tani, ka qenë një vajzë që i ka dashur dasmat e zakonet e vendit të saj.
Së fundmi, ajo ka postuar disa video në të cilat shihet në dasma tek të afërmit e saj.
Ajo çka bie në sy është vallëzimi i saj, kështu Afrona që atëherë duket se ka pasë çdo herë tendencen të marrë vëmendjen e të gjithëve, ndaj dhe ia ka arritur e po ia arrin edhe sot.
Shikojeni pak se si hallakatej e bënte atmosferë në dasma./Kosovarja/.