Melos Rrustemi nga fshati Strellc ka plagosur sonte rreth orës 21:00, tre persona në Pejë.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se të plagosurit janë Shaban Dobra, Fisnik Dobra dhe Andi Dobra.
“Shabani është babai i Andit, kurse Fisniku djali i vëllaut”, bëjnë të ditur tutje burime të IndeksOnline.
Njëri nga tre të plagosurit është nisur për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi gjendja e tij cilësohet të jetë tejet e rëndë.
Ndryshe, pak më parë IndeksOnline ka raportuar se M.RR, edhe është prangosur nga policia e Kosovës.