Se çfarë kanë të përbashkët dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Blero e Gjiko, na lënë të kuptojmë dasma e Asdren Gjikollit me Elita Rudin.

Shtatori i vitit të kaluar, ka qenë i mbushur me foto e video nga dasma e çiftit të famshëm, Gjikos dhe Elitës.Kujtojmë se në dasmën e tyre kanë qenë pjesëmarrës shumë artistë shqiptarë e fytyra publike.

Ndonëse çifti tentuan ta mbanin më privat këtë përjetim emocional, ngjarja u pa live ngado në internet.

Mirëpo, diçka që e lidhë dasmen e Gjikos dhe Elitës është edhe dasma e Bleros dhe Afronës, e cila do të mbahet më 21 shtator të këtij viti.

Po ashtu, në dasmën e tyre do të ketë të ftuar shumë V.I.P, e me mijëra euro do të shpenzohen në ahengun buzë detit.

Të dyja çiftet, përvjetorin e martesës do ta kenë në të njëjtën ditë. /GazetaBlic/

MUND TË JU PËLQEJNË