Learta Jakupi është aktivizuar këto ditë në kuzhinë. Ajo, po merret shumë me gatime të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.
Një pjesë të mirë të këtyre gatimeve, solistja operistike, në publik e njohur më mirë edhe si reja e Shyhrete Behlulit, i ka postuar edhe në rrjete sociale.
E pamë duke bërë pite me mollë e kek të shijshëm, ndërkaq tani ka bërë një smothie të mrekullueshëm me fruta ekzotik.
Një për vete e një për vjehrren. Dhe, sigurisht, pijet kanë përfunduar edhe në Instastory.
Epo, ju bëftë mirë!