Vala

Është ndër artistët më të njohura dhe të më ndjekura për momentin.

Tayna, jo rastësisht ka një sukses të padiskutueshëm pasi mbrapa saj qëndron punë e madhe dhe e palodhshme kundrejt muzikës, shkruan Kosovarja.

Aq dëshirë e pasion të madh për këndim, sa asnjëherë nuk u pa duke u dorëzuar dhe duke u tërhequr nga ëndrrat e saj.

Ajo ia ka dalur që ti realizojë të gjitha ëndrrat dhe ambiciet e saj, dhe përreth saj të mbledhë një numër të madh të popullit shqiptar.

Po të shohësh me kujdes mbrëmjet dhe koncertet që ajo është prezente, menjëherë të jep përshtypjen e këngëtares më të kërkuar kudo në botë e në vend.

Të gjithë këta adhurues ajo i ka fituar përmes performancave të veçanta, por edhe përmes paraqitjeve të jashtme që gjithnjë shkëlqen dhe është me plot sharm.

E, ndonjëherë këto paraqitje e ekspozime të tepërta të bëjnë aq keq në raste të caktuara, sa sikur ti kishim parë në Ramazan me shumë gjasë do t’ia prishte secilit Ramazanit, e sidomos meshkujve. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË