Kur bëhet fjalë për shëndetin tonë, ne kurrë nuk duhet të kemi turp te flasim me doktorin rreth gjendjes tonë.
Pavarësisht se jetojmë në kohën e lulëzimit të teknologjisë dhe informacionit, janë të shumta gratë dhe vajzat që do të rrëfenin edhe ‘’krimin’’ më të rëndë tek një prift apo mike e ngushtë, se sa të flisni hapur për shëndetin seksual tek mjeku gjinekolog, shkruan “Living”.
E vërteta është se gjinekologët kanë parë e dëgjuar gjithçka, kështu që tregohuni të hapur me ta dhe flitni për 4 gjërat e mëposhtme.
Sekrecionet vaginale
Sekrecionet vaginale të shoqëruara shpeshherë edhe me aromë karakteristike mund të jenë simptoma e parë që tregojnë praninë e një infeksioni vaginal ose urinar kështu që mos ia fshini gjinekologut tuaj këtë detaj të rëndësishëm.
Cikli menstrual
Cikli i rregullt menstrual mund të na krijojë shqetësime ditët e para të tij, por është një ndër shenjat më të dukshme të një organizmi të shëndetshëm. Nëse menstruacionet tuaja janë të çrregullta jo vetëm sa i përket kohëzgjatjes, por edhe sasisë bëni mirë ta diskutoni këtë gjë me mjekun tuaj, transmeton lajmi.net.
Keni dhimbje gjatë aktit seksual
Nuk ka asgjë për të pasur turp e njëkohësisht asgjë për t’u mbajtur fshehur nga gjinekologu. Dhimbjet e vazhdueshme gjatë marrëdhënieve seksuale janë të lidhura ngushtë me thatësinë vaginale, praninë e infeksionit urinar si tek burri dhe gruaja, mungesën e hidratimit të trupit, çrregullime hormonale etj.
Keni sekrecione pas seksit
Në qoftë se ju ka ndodhur që herë pas here të keni sekrecione vaginale pas mbarimit të aktit, të cilat në gjuhën mjekësorë njihen si humbje ematike, duhet t’ia thoni këtë gjë menjëherë mjekut tuaj gjinekolog. Këto sekrecione mund të shoqërohen edhe me gjakderdhje kështu që bëni mirë të kontrolloheni menjëherë tek mjeku specialist.