Në ditët e fundit, super modelja shqiptare Angela Martini ka pushtuar portalet për hije dyshimi në lidhje me raportin e saj me bashkëshortin Dragos Savulescu.

Portalet ngritën pikëpyetjet e tyre për një ndarje të mundshme marrë shkas nga mungesa e paraqitjeve të përbashkëta të çiftit që prej Nëntorit të vitit të kaluar.

Por, cila është e vërteta?

Angela nuk është ndarë ende nga burri i saj.

Arsyeja e zhdukjes së këtij të fundit lidhet me problemet me ligjin që Savulescu ka në vendin e tij të origjinës, Rumani.

Mediat në këtë të fundit, në fillim të Shkurtit kanë bërë të ditur se biznesmeni, njëherësh aktori Savulescu është dënuar për keqpërdorime në Rumani teksa bënte jetë luksi në Los Angeles.

Raportohet se Savulescu ka përvetësuar një pronë në vlera milionëshe në mënyrë të paligjshme teksa pas këtyre veprimeve, në 2012-tën ka marrë rrugë drejt SHBA-ve ku ka nisur jetën luksoze.

Mediat rumune përmendin faktin se Dragos jetonte në një vilë me vlerë 6 milionë dollarë me modelen shqiptare Angela Martini dhe për të ka urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar për kryerjen e dënimit prej 5 vite.

Jo zyrtarisht, Prive.al ka arritur të mësojë se Savulescu është ekstraduar nga SHBA-të për në Rumani sipas marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve në Janar të vitit 2008 në Bukuresht, megjithatë një informacion i tillë nuk është mundur të konfirmohet në mënyrë zyrtare nga autoritetet.

Mbetet të shihet rrjedha e ngjarjeve.

MUND TË JU PËLQEJNË