Vala

Të gjithë ju meshkuj, në këtë artikull, do shikoni se cilat janë gjërat kryesore që femrat shohin tërheqëse te ju.

Pamja e jashtme
Edhe pse shumica e femrave thonë, se shikojnë njeriun, gjëja e parë që të tërheq te dikush është pamja e jashtme. Rëndësi ka edhe higjiena e tij personale dhe kujdesi që tregon për dukjen e tij të jashtme.

Sensi i humorit
Femrat duan dikë që edhe në momentet e vështira të shohë anën pozitive të gjërave. Nëse ka sens humori në shumicën e kohës, kjo tregon se ka mundësi të duket tërheqës në sytë e një femre.

Ndjeshmëria
Komunikimi, është çelësi kryesor i një lidhjeje të suksesshme. Nëse një mashkull ka aftësinë që të dëgjojë dhe simpatizojë partneren e tij, duket shumë tërheqës në sytë e saj.

Talenti
Nëse një mashkull ka një talent të caktuar dhe nëse e përdor për të arritur diçka në jetë, kjo gjë e bën më shumë tërheqës në sytë e një femre.

I suksesshëm
Çdo femër e dëshiron një fitues. Nëse një mashkull ka një punë të mirë, një vend për të jetuar dhe është i përgjegjshëm, në sytë e një femre ai është tërheqës.

Familje e mirë
Familja është pasqyrimi më i mirë i një njeriu. Nëse një mashkull ka një familje të mirë dhe ata kanë pasur ndikim pozitiv te fëmija e tyre, ky mashkull do admirohet nga një femër që e pëlqen.

Inteligjentë
Inteligjenca te një mashkull ka shumë rëndësi, sepse ndikon në rrugën drejt suksesit. Kjo gjë, i tërheq femrat.

I mirë në seks
Jeta seksuale ka shumë rëndësi gjithashtu. Nëse ai është i mirë në shtrat, do i çmendë femrat.

Social
Nëse një mashkull është social në ambientin që e rrethon, kjo do bëjë që femrat ta pëlqejnë edhe më shumë.

I besueshëm
Një femër gjithmonë është në kërkim të një mashkulli të besueshëm.

MUND TË JU PËLQEJNË