Edhe pesë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Kosovë, teksa numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 170.
Nga IKSHP është bërë e ditur se rastet pozitive kishin kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente të QKUK-së.
Po ashtu, bëhet e ditur se nga pesë rastet, njëri nga ta është pacienti nga Ferizaj që ndërroi jetë nga arresti kardiak e i cili më pas u konfirmua me COVID-19.
Tutje, një rast vije nga Malisheva, një nga Mitriovica, një pacient nga Gjilani të cilit po i hulumtohen kontaktet dhe një laborant nga Gjakova.
Numri total i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 4.