Disa nga figurat e njohura të ekranit kanë vendosur që të mbajnë dieta strikte për të hequr kilet e tepërta.
Ndonëse për shumëkë një gjë e tillë ka qenë e pamundur, ka prej atyre që ia kanë dalur me sukses.Ishte Gili ajo që tashmë ka ndryshuar krejtësisht në pamjen e saj.
Këngëtarja e cila numëron një karrierë të gjatë muzikore ka arritur të humb 27 kile me dietën “The Paleo”, ku në të përfshihen ushqimet si mishi, peshku, perimet, arrat dhe farat.
Një personazh tjetër është edhe Fifi e cila ka disa muaj që ka treguar se është drejt rrugës së duhur përmes dietave strikte. Këngëtarja ka arritur që të humb mbi 14 kilogramë.
Ajo ka eliminuar ushqimet e shpejta apo të konservuara. Gjithashtu Marsela ka hequr dorë nga ëmbëlsirat dhe nuk konsumon alkool apo pije me gaz. Këngëtarja zbuloi edhe që tani e zë gjumi në qetësi nëse nuk ka konsumuar çokollata apo të skuqura
Edhe Blerona Zeqiri së fundmi ka marrë vëmendjen me peshën e madhe që ka humbur. Pas shumë përpjekeve me palestër, moderatorja e ekranit tashmë është nê formë si asnjëherë tjeter.
Anxhela Peristeri poashtu ka humbur 20 kilogramë, falë palestrës dhe regjimit ushqimor. Anxhela arriti t’i humbte kilogramët duke mos konsumuar karbohidrate dhe ëmbëlsira.