Pos shijes së mirë në ushqim hudhra është vërtetuar edhe nga shkenca se ka shumë dobi për shëndetin tonë.

Përveç dobive shëndetësore hudhra ka edhe ato estetike.

Ne ju sjellim disa nga dobitë më të mira për problemet e përditshme që i zgjidh vetëm hudhra:

Fytyra

Si do ja bëni nëse ju ka dalë një puçërr e tmerrshme dhe ju duhet ta zhdukni deri nesër?

Epo ne po ju japim zgjidhjen! Prisni një thelb hudhër në mes dhe vendoseni mbi puçërr nga ana e prerë. Mbajeni aty për rreth 20 minuta dhe më pas hiqeni, por mos e pastroni më atë zonë.

Gjithë natën hudhra ka për të bërë efektin e saj për ta përtharë e më pas zhdukur atë puçërr të tmerrshme.

Mushkonjat

Tani mushkonjat janë në sezonin e tyre. Ama insektet e bezdisshme në fjalë është provuar që nuk i preferojnë njerëzit që konsumojnë sasi të konsiderueshme hudhre.

Këmbët

Të gjithëve do t’ju ketë ndodhur t’ju kenë vrarë këpucët. E dini ç’është më e keqja? Që kur këmbët i ke copë nuk ta mban të veshësh as këpucë të tjera.
Për këtë ju vjen në ndihmë hudhra. Fërkoni me hudhër plagën që ju kanë shkaktuar këpucët. Ajo do të kryejë dezinfektimin dhe po ashtu mbylljen e shpejtë të plagës.

Flokët

A jua merrte mendja se zbokthin mund ta largoni me ndihmën e vetive që hudhra ka?
Grini shumë hudhër në një mikser, më pas masën e formuar vendoseni në flokë sa më afër skalpit. Pasi ta keni mbajtur 20- 30 minuta lani kokën.

Vetëm se sigurohuni që të përdorni një shampon me aromë të fortë për të zhdukur të gjithë erën.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË