Në marrëdhëniet e dashurisë njerëzit kanë nevojë për afeksion, kujdes dhe mbështetje. Kjo gjë është normale sepse dashuria e tillë duhet të jetë. Mirëpo, ndonjëherë duke e dashur shumë partnerin, ju përfundoni duke u kthyer në “kukullën” e tyre. Pa e kuptuar aspak, ai ju manipulon. Këto janë shenjat që e tregojnë:

Ti je gjithmonë fajtorja

Manipulatorët kanë aftësi të shkëlqyer për t’ju bërë të ndiheni fajtore edhe kur nuk jeni. A ju ka ndodhur ndonjëherë t’i kërkoni ndihmë dhe ai ka thënë “Ti e di që unë jam i zënë dhe ti mendon vetëm për veten”. Fajtorja në këtë rast jeni ju që keni kërkuar ndihmë, sipas tij.

Ata janë viktimat, gjithmonë

Kush nuk do të ndjejë keqardhje për një kotele të vogël? Kështu duan manipuluesit që t’i shihni ata. Jeta e tyre është jashtëzakonisht “e vështirë” dhe ju duhet të ndjeni mëshirë për fatkeqësitë e tyre. Manipuluesit e përdorin këtë mashtrim për të kërkuar një “favor” ose kur po përpiqen të shmangin përgjegjësinë. Nëse vëreni se partneri juaj shpesh ju ushqen me mijëra histori emocionale për fatkeqësitë e jetës së tyre, ky mund të jetë rasti.

Problemet tuaja? Nuk i kanë dëgjuar kurrë

Manipuluesve nuk i interesojnë problemet tuaja. Nëse flisni me ta për diçka që ju shqetëson me shumë gjasa partneri juaj do të bëjë një nga këto gjërat:

-Shmang bisedën me ju duke pretenduar se është i zënë

-Fillon të flasë për problemet e veta

Do të vdisja pa ty

Kjo teknikë manipuluese zakonisht quhet shantazh emocional dhe është padyshim më e keqja dhe më egoistja nga të gjitha. Manipulatori luan në ndjenjën tuaj të frikës dhe fajit, duke imponuar përgjegjësinë për jetën dhe shëndetin e tyre për ju. Me fjalë të tjera: “Do të vrisja veten nëse do të më lesh”. Por mos u mashroni pasi me shumë gjasa ky është vetëm një kërcënim.

Për të mos u manipuluar në këtë mënyrë:

-Mos harroni se ky është vetëm një kërcënim që përdor partneri juaj për të siguruar mirëqenien e tyre.

MUND TË JU PËLQEJNË