fbpx

Këto trende dominuese të ngjyrave të flokëve do t’ju bëjnë të dilni nga zona juaj e rehatisë

nga Revista Kosovarja

Sezoni i pranverës mund të shërbejë si koha perfekte për të filluar sërish me një ngjyrë të re flokësh—dhe ngjyrat në trend të flokëve të pranverës 2024 po rezultojnë të jenë disa nga nuancat më emocionuese deri më tani

Ky sezon mund të jetë koha perfekte për të filluar me “lojën” e preferuar të shumë vajzave sa herë që bëhet fjalë për ndryshime te flokët: ngjyrat e reja dhe të guximshme!

Pranvera e këtij viti duket se sjellë nuancat më emocionuese të flokëve për momentin.

E kuqja klasike, tonet e karamelit dhe të gjitha ngjyrat e tjera që qarkullojnë në TikTok, këto të “përqafuara” edhe nga personazhet e famshme janë të gjitha gati për të marrë vëmendjen tuaj nëse doni diçka vërtet ndryshe këtë sezon.

“Do të ketë një mori ngjyrash argëtuese në trend këtë pranverë,” thotë Cassondra Kaeding nga Los Angeles, e cila numëron Kourtney Kardashian dhe Sophie Turner si klientë të rregullt. “Ne kemi parë të famshëm që dalin plotësisht nga zona e tyre e rehatisë.”

Pesë ngjyrat që do të kthehen në trend këtë pranverë, janë këtu për t’ju frymëzuar mjaftueshëm!

1. E bardhë krem

2. E kuqe e ndezur

3. Një miks mes toneve bionde dhe kafe

4. Argjend i theksuar

5. Zeshkane çokollatë


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]