Ne gjithmonë jemi në kërkim për të gjetur mënyra të reja për rritjen e lumturisë tonë. Ushqimi që ne hamë mbi të gjitha, thotë shumë për lumturinë tonë në përgjithësi.

Këtu gjeni disa nga ushqimet më të mira që rritin hormonet e lumturisë në mënyrë natyrale, raporton “Natural Solution Magazine”.

Vezët

Vezët ndihmojnë shumë në rritjen e lumturisë. Studiuesit e Hardvard kanë lidhur të kuqin e vezës me optimizmin, transmeton lajmi.net.

Çokollada e zezë

Çokollada e zezë e pasur me antioksidant rrit lumturinë dhe disponimin në mënyrë natyrale duke stimuluar trurin tuaj të lëshojë endorfinë – hormon i lumturisë.

Ushqimet e djegsta.

Kemikati i cili i bënë ushqimet e djegsta, në fakt përcjell një dhembje në trupin e njeriut. Po, ju përjetoni dhembje kur provoni ushqime të djegsta. Për këtë arsye, truri jonë liron endofrinë në mënyrë që t’i ndihmoj trupit ta shuaj dhembjen.

Spinaq

Në mesin e ushqyesve të tij, spinaqi është i mbushur me fenletilaminë “që mund ta zvogëloj shpërthimin e disponimit të keq”. Po ashtu i jep trupit një sasi të madhe të magnezit që është i domosdoshëm kur ju ndjeheni keq.

Domatet e vogla

Të gjitha domatet përmbajnë likopen në lëkurat e tyre, por sasia e likopenit tek domatet e vogla është shumë më e madhe. Një nga përfitimet më të mëdha të likopenit është mbrojtja ndaj depresionit.

MUND TË JU PËLQEJNË