Martesa e këngëtares së njohur Adelina Tahirit që nga fillimi ka qenë interesante dhe e përfolur.

Dallimi i moshës me të shoqin ka bërë që emri i saj të jetë në gojët e secilit, dhe secilën ditë të vijë nga një thashethem nga ata, shkruan Kosovarja.

Por, për çudi kjo artistes së njohur nuk i ka bërë aspak përshtypje, dhe ka vazhduar jetën e saj shumë e lumtur dhe e qetë pranë bashkëshortit.

Dyshja e famshme tani kanë edhe një djalë, që do të thotë lidhja dhe dashuria e tyre ende më shumë ka lidhur rrënjë, që vështirë të këputet.

Tani, jeta e tërë është në dispozicion të Adelinës, ku shëtitjet dhe vizitat nëpër vende të ndryshme i ka të panumërta.

Sa e sheh këtu sa atje, që të bën të kuptosh se burri i saj ia plotëson çdo dëshirë, sepse e do dhe e adhuron shumë.

Kjo po dëshmohet edhe përmes postimeve të tyre, ashtu edhe sikur në këtë të fundit, i cili nuk iu rezistoi dot buzëqeshjeve përballë saj, duke reflektuar vetëm gëzim e lumturi për të. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË