Ajo është një nga moderatoret më të komentuara të showbiz-it shqiptar.
Është fjala për Kiara Titon, e cila është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”.
Që në daljen e saj të parë në ekran, ajo spikati jo vetëm me shkathtësinë, por edhe me bukurinë e saj.
Duket se të njëjtën ëmbëlsi dhe bukuri që e karakterizon ajo e ka pasur që në fëmijëri. E një gjë të tillë e ka vërtetuar me një fotografi të vjetër, të postuar në “Instastory”.
Poston foton shumë vite para famës, Kiara Tito zbulon si dukej dikur.
Kiara ka ndarë me ndjekësit e shumtë një foto të saj, kur ka qenë ende një vogëlushe. Nga fotografia mund të themi me bindje se në portretin e Kiarës nuk ka ndryshuar thuajse asgjë dhe se vazhdon të ketë të njëjtat tipare të ëmbla dhe sot.