Në fillimet e karrierës së saj askush nuk e ka menduar që do të bëhej aq e famshme dhe e kërkuar.

Është fjala për këngëtaren e njohur Kidën, një ndër personazhet më interesante që sa hap e mbyll sytë ndërtoi karrierë të suksesshme me shumë angazhim dhe përkushtim, shkruan Kosovarja.

Kida, tani emri më i shtypur në mediat rozë, po di si të prezantohet tek masa dhe të vijë ashtu siç kërkojnë fansat e saj.

Muzikë të dëgjuar, bashkëpunime të pranueshme, e performanca të shkëlqyeshme, duke i nxitur që ta duan dhe të bëhet e pakrahasueshme tek të gjithë.

Por, nuk është vetëm ana profesionale që ka ndikuar që Kidën ta kemi me këtë numër të madh të adhuruesve, por edhe paraqitjet e saj.

Sa herë që vjen me projekt të ri, ajo ka diçka për të treguar sa i përket stilit dhe pamjes së saj, kështu edhe duke dashur të tregojë se po i rritet fama.

Këtë po e dëshmojnë edhe fotografitë e saj, e cila aq më shumë që po zbukurohet ashtu edhe po prezantohet. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË