Kim Kardashian ka bërë kërkesë për t’u divorcuar nga burri i saj, Kanye West.
Pas 7 vitesh maresë Kim dhe Kanye, janë duke u divorcuar miqësisht dhe pa probleme mes tyre, shkruan TMZ.
Kim po kërkon kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të 4 fëmijëve të tyre, ndërsa, Kanye është mirë me marrëveshjen e përbashkët për kujdestarinë.
Por problemi tek divorci qëndron tek pronat e tyre, ku ende nuk kanë arritur në një marrëveshje për zgjidhjen e pronave.
Siç bëjnë të ditur TMZ, data është pothuajse e parëndësishme sepse ndarja e tyre është kronikuar aq mirë në lajme dhe media sociale.
Ndryshe ky është divorci i tretë i Kimit.
Ajo ishte e martuar me producentin e muzikës Damon Thomas, para se të divorcoheshin në 2004.
Ndërkaq, ajo u martua me Kris Humphries në gusht të 2011-ës, por ajo ishte që bëri kërkesë për divorc pas 72 ditësh.
Ndërsa për Kanye West ky është divorci i parë./TMZ/