Mario Dedivanovic është grimer me prejardhje shqiptare i cili grimon yje të shumtë nëpër botë, madje edhe yllin Kim Kardashian.

Madje së fundmi Kim Kardashian para miliona ndjekësve në Instagram, ka shpërndarë një fotografi ku shihet në prehërin e grimerit Mario.

“Për më shumë se 11 vjet, Mario dhe unë kemu punuar së bashku duke krijuar një bashkëpunim shumë të mire. Jam shumë e lumtur që punoj me një djalosh kaq të talentuar dhe pasionant në punën që bën.” : ka shkruar ndër të tjera Kim.

Kujtojmë që Mario me krenari e ka pranuar origjinën e tij në shumë raste. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË