Ylli televiziv, Kim Kardashian ka postuar një foto joshëse gjatë fundjavës.
41-vjeçarja ndau një foto të saj ku shihet e shtrirë në një pellg me ujë, duke shfaqur barkun dhe këmbët e tonifikuara me bikini argjendi.
Influencuesja mbante një palë syze dielli të mëdha dhe flokët e saj të gjata i rridhnin rreth saj.
“E diela dembele”, ka shkruar Kim në mbishkrim për të shpjeguar foton, por ajo nuk bëri të ditur se kur dhe ku u shkrep.
View this post on Instagram
Në një tjetër postim në InstaStory të postuara vetëm disa minuta pas tërheqjes së vëmendjes me video në bikini, ajo pozoi me të brendshme nga linja e saj “Skims” nga ajo që dukej të ishte brendësia e banjës së saj të madhe.