Kim Kardashian ka folur për dhimbjen që ka përjetuar në Gala të 2019-ës. Ylli 38-vjeçar i “Keeping Up With Kardashians” shpjegoi se korseti që ajo mbante veshur në këtë ngjarje i shkaktoi asaj më shumë dhimbje se që ajo ka ndjerë ndonjëherë në jetën e saj.

Kim kishte veshur një veshje nga Thierry Mugler, përzier me një korse Mister Pearl që nuk e lejoi atë të ulet, ndërsa kërkoi që ajo të marrë mësimet e frymëmarrjes.

“Unë kurrë nuk kam ndjerë dhimbje si kjo në jetën time. Unë do të duhet t’ju tregoj fotografitë e pasojave kur e hoqa atë, shenjat në kurrizin dhe stomakun tim”, tha Kim për WSJ Magazine.Sa i përket thashethemeve që i kishte hequr brinjët për t’a veshur korsen, Kim u përgjigj shkurt: “Nuk e di nëse është e mundur!”/GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË