36
Kim Kardashian West ka kohë që është duke menduar se cili nga fëmijët i ka ngjarë asaj.
Përmes një postimi në Twitter, të hënën, ajo pati biseda me ndjekësit duke kërkuar edhe mendimin e tyre.
Edhe pse shpesh thotë se Chikago është kopja e saj, ylli i ‘Keeping Up with the Kardashians’, zbuloi se mendon që Saint është ‘binjaku’ i saj.
Themeluesi i SKIMS madje u pajtua plotësisht me një tifoz i cili argumentoi se vajza e saj e madhe North në të vërtetë i ngjan motrës së saj Kourtney Kardashian.