Sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë flitet se ata janë bashkë dhe jo rrallë herë i kemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kanë dalë zëra se mes Erës dhe Julian Perrettas ka diçka më shumë se shoqëri. Këngëtarja shqiptare dhe Juliani janë pjesë e të njëjtit ‘label’ muzikor dhe lidhja e tyre profesionale është normale por ajo e afërt shoqërore ka habitur të gjithë.

Për t’u rritur akoma më shumë dyshimet ata i lënë komente romantike njëri-tjetrit në rrjetet sociale e për më tepër ishin me pushime bashkë në Mykonos.

Së fundmi, Era ka nisur punën për këngën e re, e bashkupunëtor në këtë projekt është edhe Julian Perretta.

Ai ka ndarë një video nga studio muzikore, ku shfaqet pranë këngëtares dhe e quan motër, duke mbyllur thashethemet për lidhje.

“Ata nuk e kanë idenë sa i madh do të jetë ky projekt motër”, ka shkruar Julian Perretta mbi video.

MUND TË JU PËLQEJNË