Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka vdekur sot si pasoj e një aksidenti i cili ka ndodhur në Pejë më saktësisht në fshatin Kryshec.

Indeksonline mëson se vajza është goditur nga një veturë në fshatin ku banonte.

Policia ka thënë se është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, nga qytetarët.

Ndërsa sipas policisë, nga ekipi mjekësor është konstatuar se e mitura ne spital ka arritur pa shenja jete.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit.

MUND TË JU PËLQEJNË