Vajza që është goditur nga treni në mesditën e sotme në Klinë ka vdekur.

Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë së Pejës, ka thënë se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga treni.

Ndërsa prokurorja e rastit ka bërë të ditur se viktima është Jehona Gashi nga fshati Jashanicë e Klinës e lindur në vitin 2002.

MUND TË JU PËLQEJNË