Kjo është arsyeja e vetme për të cilën Marina e xhelozon Luanën
Kanë një motër të madhe, të cilën e duan shumë dhe aq fort e duan, sa shpesh nuk hezitojnë ta thonë edhe në rrjete sociale, sa herë që iu jepet mundësia.

Lira Vjollca, motra e madhe e moderatoreve të njohura, Marina e Luana Vjollcës, feston këtë të mërkure ditëlindjen e saj dhe motrat kanë shpërthyer me urime në Instagram, secila më të bukur se tjetra.

Dhe ne e zbuluam arsyen e vetme për të cilën ndoshta Marina e xhelozon fort Luanën. Siç duket Lira, motra e madhe e familjes është shumë e dashur për të dyja moderatoret, por ja që ajo preferon më shumë Luanën.

“Veç një të keqe ka Lira Vjollca, e ka të preferuar Luanën”, ka shkruar Marina, përplot xhelozi në Instagramin e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË