Një dietë e quajtur ketogjenike mund të luftojë virusin e gripit më shumë se ushqimet me karbohidrate, thotë një studim i ri.

Kjo dietë përmban mish, peshk, shpendë dhe perime, të cilat aktivizojnë një nëndegë të qelizave T në mushkëri që janë imune ndaj gripit dhe rrisin prodhimin e qelizave mukozale.

Studimi u bë nga shkencëtarët e Universitetit Yale.

Ndër ushqimet që mund të konsumoni më shumë për këtë dietë janë: djathi, avokado, mishi, peshku, ushqimet e detit, vezë, fibra, vaj kokosi, vaj ulliri, boronica, fruta të thata, caj dhe kafe pa sheqer, cokollatë e zezë.

MUND TË JU PËLQEJNË