Nandje Rexha, nga Korisha e Prizrenit ka humbur betejën e jetës me koronavirusin. 70 vjeçarja ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme.
Ajo ishte pranuar në Klinikën Intenzive në Prishtinë ditën e enjte dhe ka patur sëmundje shoqëruese të cilat ia kanë vështirësuar gjendjen shëndetësore, që për pasojë sot ka ndërruar jetë.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet pa ceremoni mortore.
Në mesnatë ka ndërruar jetë nga koronavirusi edhe një 59 vjeçar nga Prishtina.