Vala

Epo, kush është ai person që nuk i do dhe adhuron gjyshet?

Shumica e njerëzve në Kosovë gjejnë kahje që të shprehin dashuritë e tyre për njerëzit e veçantë, e sidomos për gjyshet të cilat janë më të dashura për gjithsecilin në familjet e tyre, shkruan Kosovarja.

Duke u nisur nga ky fakt as moderatorja e njohur, Arbnora Ademaj, nuk iu përmbajt dot afërsisë së saj, pa e shkrepur një fotografi me të dhe duke e shpërndarë në rrjetet sociale.

Nga të gjithë njerëzit që artistja na ka prezantuar, po del të jetë gjyshja më e veçanta dhe më e dashura për të.

Ajo me shumë krenari dhe dashuri, i tregoi botës se ka fatin të ketë afër saj një gjyshe kaq modeste dhe të ëmbël siç është edhe kjo.

Meqë edhe kjo i mbeti pa e postu, Arbnora më në fund vendosi që të vijë tek publiku me të, dhe përveç të tjerash të na tregojë se nga kush e ka trashëguar e gjithë bukurinë dhe sharmin e saj. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË